Plazhi i Velipojes

Plazhi i Velipojes, Shkoder

Përshkrimi i biznesit:

Velipoja ndodhet në Rajonin e Shkodrës, pranë kufijve me Malin e Zi. Emri Velipojë vjen nga sllavishtja e vjetër (Velikopoje – Fushë e Madhe). . Zona ka rreth 8 km vijë bregdetare dhe përfshin Ishullin Franc Josef, që vazhdimisht ndryshon formë.  Vija kufitare ndjek Bunën e poshtme. Fshati turistik i Velipojës, ndodhet 35 km nga qyteti i Shkodrës, është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm,ku ndërthuren hijshëm plazhi, lumi, delta me ishuj, kodra, fusha, laguna, pylli, liganatat. Kjo zonë shquhet për tradita dhe histori të hershme, me fermerë dhe peshkatarë të zot, mikpritës të njohur në të gjithë Shqipërinë. Fshati bregdetar, plazhi  i madh dhe qendra turistike shtrihen në jugperëndim të Shkodrës, në fushën e gjerë të Velipojës të lagur nga Adriatiku. Plazhi rigjenerohet çdo vit nga baticat dhe zbaticat, duke e bërë përqindjen e jodit në rërë shumë të lartë. Plazhi rrethohet nga pylli me drurë të lartë, pishë e drurë të tjerë fletorë, me shkurre të blerta, ligatina me bimësi ujore, duna etj. Vitet e fundit Velipoja është bërë edhe qendër masive e argëtimit nokturn për shkak se një sërë klubesh, diskosh dhe lokalesh të tjera nate kanë hedhur rrënjët e tyre në plazh. Velipoja ofron edhe strehim në hotele përgjithësisht komode që ofrojnë kushtet e nevojshme për pushime të rehatshme.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: