Medicare Qender Diagnostike

Rruga e Barrikadave, Shkoder, Albania
00335 22 249150

Përshkrimi i biznesit:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Farmaci

Qendra Diagnostike MEDICARE është qendra më e madhe në fushën e imazherisë diagnostike me numrin më të madh të klinikave në vend.

Qendra Diagnostike MEDICARE u themelua në Tetor 2001. Profili i kësaj klinike është imazheria diagnostike. Nisur nga nevojat dhe kërkesat e rretheve kryesore të Shqipërisë, klinika zgjeroi aktivitetin e saj në rrethet Durrës dhe Elbasan në vitin 2004, duke vazhduar në vitin 2005 në Shkodër, në vitin 2007 në Fier dhe në 2010 në Berat.

Në Tetor të vitit 2011 Qendra Diagnostike MEDICARE hapi degën e saj më të re në qytetin e Korçës. Suksesi i këtyre klinikave me profil kryesor imazherinë diagnostike i dedikohet edhe aplikimit të teknologjisë së telemedicinës, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri nga Qendra Diagnostike MEDICARE.

Kjo teknikë mundëson transferimin e imazheve në klinikën qendrore në Tiranë dhe konsultimin me doktorët imazheristë më të mirë në vend, pjesë të stafit të kësaj klinike. Me gjithë ndryshimet e mëdha të viteve të fundit në sektorin e mjekësisë imazherike, si dhe me hyrjen në këtë sektor të investimeve të huaja, Qendra Diagnostike MEDICARE është tashmë lider në fushën e mjekësisë imazherike diagnostikuese në Shqipëri dhe synon të mbetet e tillë edhe në të ardhmen, duke investuar në staf mjekësor profesional si dhe në aparatura moderne.

Rezervo
Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Orari:

Open 9:00-17:00

Informacion shtesë: