Xhamia e Plumbit

Xhamia e Plumbit, Shkodër, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Ndër veprat e shumta të ndërtuara në Shkodër nga trashëgimtarët e njëpasnjëshëm e sundimtarë të mëdhenj siç ishin Bushatllinjtë, është dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si vit të ndërtimit të saj vitin 1773. Kjo vërtetohet edhe me shqipërimin e shkrimit të gdhendur në pllakën e vendosur mbi derën kryesore të kësaj xhamie, ku thuhet: “Viti 1187 Hixhri është data e ndërtimit të xhamisë së madhërishme prej Mehmet Pashës, zot i bamirësive.” Dhe më poshtë: “Viti 1280 është data e riparimit të xhamisë prej kujdestarit të saj Mahmut Berberi”. Respektivisht, këto dy data të kalendarit islamik, përkojnë me vitet 1773 dhe 1863.

Ajo çka është për t’u shënuar mbi jetën e kësaj xhamie, krahas asaj se ky institucion i rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar, është historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, të cilat, më se një herë u bënë objekte vjedhjesh e grabitjesh.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: